Shkelja e ligjeve dhe rregullave anti COVID në këto kohë të vështira nga çdokush prej qytetarëve është një veprim i dënueshëm por kur këtë e bën qytetari i parë i vendit kjo përbën një skandal të përmasave aq të mëdha, sa edhe mediat e huaja i kushtojnë rëndësinë që meriton.
Gjobitjes së Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi pasi hapur dhunuan çdo rregull dhe ligj të mundshëm për masat anticovid te ditëlindja e aktorit Bes Kallaku, i kanë bërë jehojnë edhe mediat greke.
Një prej mediave më të rëndësishme në vendin fqinj, Protothema ka bërë një shkrim të gjatë shpjegues së çfarë ndodhi në skandalin e pak ditëve me parë.
Media nënvizon se Presidenti Meta është gjobitur me 80 euro pasi ka marrë pjesë në një ngjarje ku ishin të pranishëm më shumë se dhjetë vetë, me gjithë ndalimin e masave për të frenuar pandeminë COVID-19 në vend.
“Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, udhëheqësja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, morën pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku, 35 vjeç, të organizuar në një restorant në fshatin Laknas.
Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vënë ndaj pronarit të restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.
Mbrëmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për gjobën që vendosi policia në lidhje me organizmin e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, duke i konsideruar si marrëzi dhe lojëra pasi ai është shembulli i përgjegjshmërisë, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Reagimi i policisë erdhi një ditë pasi vendoi gjobitjen e 30 të ftuarve, si dhe pronarin e lokalit që lejoi organizmin e ceremonive festive kundër ligjeve të vendosura për frenimin e COVID-19. Identifikimin e 30 të ftuarve policia i bëri nga pamjet filmike mes të cilëve edhe Klajdi Haruni dhe Bruno, Olsi Bylyku, Arbana Osmani, Eduart Grishaj,Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai etj. të cilët në vend që të përcillnin mesazhe ndërgjegjësimi për respektimin e masave anti-covid, kanë preferuar t’i shkelin me të dyja këmbët ato.
VERITAS.COM.AL/