Koment/

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon ashpër për miratimin në Kuvend të paketës “Anti-KÇK”, teksa shkruan në “Facebook” se në shtetin e PPP (Polici, Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Paketa ligjore anti KÇK dhe miratimi i saj, është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si një mjet për të luftuar krimin e  organizuar.

Kreu i Shtetit shqiptar thekson se kjo paketë është miratuar në pabesi të plotë, një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias në Tiranë, ndërsa shton se nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë”.

Presidenti, i cili prej më shumë se një vit vepron si opozitar i ashpër, ka aplikuar gjithë fjalorin e  egër të opozitës ekstreme, pavarësisht nga e vërteta që përmbajnë prononcimet e tij. Ai shfaqet edhe lakmitar ndaj pushtetit ekzekutiv, që duke e krahasuar me periudhën e tij korruptive, i duket se të gjithë ‘po grabisin’.

Sipas Presidentit Meta, “tashmë paratë, pronat dhe çdo pasuri do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”.

Veritas.com.al/