Kryeministri Edi Rama tha se presidenti i ri i vendit nuk duhet të jetë një figurë e ngjyrosur politikisht.

‘Sot jemi përballë një sfide shumë të madhe. Nuk duam një figurë të ngjyrosur tërësisht politikisht. Ajo që duhet të bëjmë është të bëjmë një sforoco të përbashkët duke i hapur rrugë të gjitha detyrimeve të gjithsecilit këtu.

Ne nuk mund të hedhim emra që pastaj bëhen mish përtop për mediat. Ne kemi detyrimin t’ja japim njerëzve mundësinë që të shprehen për këtë temë dhe natyrisht duke përcaktuar disa piketa.’- tha Rama.