–Presidenti Trump u komentua se po mban fjalën e dhënë para latinëve të shtypur-
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, zoti Trump takoi Lilian Tintori, grua e të burgosurit politik të ndërgjegjes nga më të spikaturit në histori, në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën në mbrëmje. Presidenti Trump kërkoi lirimin e “menjëhershëm” për liderin e Partisë Popullore “Vullneti”, Leopoldo López.
Presidenti e takoi zonjën Tintori së bashku me zëvendës- presidentin Mike Pence dhe Senatorin Marco Rubio, i cili të Mërkurën mbajti një fjalë në Senatin Amerikan kundër shtypjes që po kryhet nga regjimi socialist Venezuelian. Trump postoi në Twitter një foto të grupit të Mërkurën në mbrëmje, me këtë mesazh: “Venezuela duhet të lejojë Leopoldo Lopez, një i burgosur politik & burrë i @liliantintori (just met ë/ @marcorubio) out of prison immediately.”
/Veritas.com.al/