Presidenti Donald Trump iu adresua popullit Amerikan që nga Zyra Ovale ditën e Martë, ku foli rreth krizës në kufirin Jugor të vendit.
“Kjo është një zgjedhje mes të drejtës dhe të gabuarës, drejtësisë dhe padrejtësisë”, tha Trump në fjalimin prej tetë minutash, duke e përshkruar gjendjen si ‘krizë të zemrave dhe krizë të shpirtit’.
Presidenti dha detaje mbi emigracionin që po ndodh dhe mbi krizën e emigracionit, por nuk shpalli një gjendje Emergjence, e cila do ta lejonte atë të ndante financimet në fondin për sigurinë e kufijve pa aprovimin e Kongresit.
“Ky është cikli i vuajtjes njerëzore që unë jam i vendosur t’i jap fund”, tha ai.
Ai shtoi se gratë dhe fëmijët emigrantë janë ‘viktima’ të sistemin të thyerjes së kufijve, specifikisht duke cituar se më shumë se 200, 000 fëmijë u sollën ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.
“Këta fëmijë janë përdorur si peng nga ujqërit e egër dhe gangsterët e pa shpirt’.
Veritas.com.al/