Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump kanë takuar Mbretëreshën në ditën e parë të vizitës shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Çifti shkoi në Pallatin Buckingham për drekë private dhe ceremoninë e mirëseardhjes.
Zoti dhe zonja Trump vendosën një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur në abacinë e Westminster dhe janë gati për në banketin shtetëror sonte në mbrëmje.
Minutat para mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, zoti Trump kritikoi kryebashkiakun e Londrës me të cilin ka pasur përplasje në të kaluarën.
Ai shkroi në Twitter se Sadiq Khan- i cili më parë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ‘nuk do të shtrojë tapet të kuq’ për zotin Trump, por me këtë u kthye në një ‘humbës’; megjithatë presidenti Trump tha se po pret që ta takojë atë.
Zoti dhe zonja Trump mbërritën me Air Force One të hënën në mëngjes dhe shkuan menjëherë në shtëpinë e ambasadorit të SHBA në Londër, ku qëndruan para se të niseshin për në Pallatin Buckingham.
Veritas.com.al/