Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka njoftuar se do të lërë perandorinë e biznesit të tij dhe do të përqendrohet në presidencë, duke qartësuar se ndahet nga çdo konflikti interesi, sipas BBC.
Zoti Trump dha pak detaje, por tha se do të shpjegohet në një konferencë për mediat muajin e ardhshëm.
Kohët e fundit ka hedhur poshtë shqetësimet rreth një konflikti të mundshëm mes bizneseve të tij dhe presidencës.
Ndërkohë, Steven Mnuchin konfirmohet se do të jetë sekretar i Thesarit në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë.
Zoti Mnuchin, i cili ishte drejtor i financave të fushatës së zotit Trump, tha se investitori Wilbur Ross është zgjedhur që të jetë sekretar i shtetit për Tregtinë.
/ Veritas.com.a/