Presidenti Donald Trump, të mërkurën kërcënoi se do të ndërpresë ndihmat financiare për vendet që votojnë për të kaluar rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku kërkohet anulimi i vendimit të saj historik për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
“Ata kanë marrë qindra milionë dollarë madje edhe miliarda, dhe pas kësaj votojnë kundër nesh. Mirë, ne po shikojmë këto vita kundër nesh. Le të votojnë kundër nesh. Ne këtu do të jemi”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, sipas Reuters.
Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley paralajmëroi se “presidenti dhe Shtetet e Bashkuara e marrin këtë votë personalisht”.
Presidenti do të jetë duke vëzhguar me kujdes dhe ka kërkuar që t’i raportoj mbi këto vende që votojnë kundër nesh. Ne do të shënojmë gjithçka për cilindo dhe për secilën votë mbi çështjen”.- shkruan ajo.
Veritas.c.om.al/