(FOTO: Sekretari i shtetit, Rex Tillerson (majtas) dhe presidneti Donald Trump)/

Mes rritjes së shqetësimeve mbi tensionet në Rusi dhe Iran pas një seri sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër regjimit të Assad, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të kryejnë pushtim në shkallë të plotë mbi Siri.

Në një intervistë për “The New York Post”, Trump tha se “Politika jonë është e njëjtë, ajo nuk ka ndryshuar. Ne nuk do të hyjmë në Siri”.

Sidoqoftë, Trump e përshkroi liderin Sirian, Bashar al-Assad si një “kasap” dhe “barbar”, pas të dhënave se ai përdori gazin kimik sarin për të mbytur popullin e tij.

“Misioni ynë i madh është të heqim qafe ISIS.

“Kjo është ajo çfarë nuk ndryshon. Por kur shikoni fëmijë që iu zihet fryma për vdekje, kur shikoni mushkërinjtë e tyre që digjen, atëherë duhet të godasim dhe të godasim fort”- tha presidenti Trump.

Veritas.com.al/