Nga: Edi Rama/

Kryeministri Rama, sot në seancën e jashtëzakonshme parlamentare:

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linjë me SHBA e BE.

Natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatëve të mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

Veritas.com.al/