TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, morën pjesë në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA.
Sipas kryeministrit Rama, ky raport dëshmon me fakte domethënëse transformimet e Shqipërisë, duke e pozicionuar si një vend lider në rajon në prokurimet publike, menaxhimin e financave publike, qeverisjen digjitale, menaxhimin i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e administratës publike.
Ai theksoi se raporti është një burim i pazëvendësueshëm dijeje, i cili është i padyshimtë për objektivitetin dhe për profesionalizimin.
“ Është një burim i pazëvendësueshëm dijeje, nga njëra anë është inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për objektivitetin dhe për profesionalizimin, ne të marrim vlerësime kaq pozitive dhe kjo është shumë nxitëse, që po dhe nga ky burim, ne të marrim dije, mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe për tu adresuar, sepse ngritja e një administrate publike të denjë për Evropën e bashkuar nuk është një fjalë thjesht goje, por është një ushtrim jashtëzakonisht kompleks. të jesh më pranë BE është optimizëm për të ardhmen”, tha ai.
Ai shtoi më tej se në Shqipëri ka munguar kultura e institucioneve, siç e kanë vendet që sot drejtojnë dhe bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian.
“Thelbi është te kultura e institucioneve, jo te kultura e personave. Duke na munguar, ashtu e shtresëzuara në shekuj, saç është në vendetë tjera, që e udhëheqin sot BE, ne kemi një hendek shumë më të madh për të mbushur dhe këtu vijmë tek BE, SIMGA. Te të gjithë instrumentet e tjera dhe vijmë te edukimi institucional, i cili në këtë periudhë është vënë me shumë në qendër të vëmendjes, seç ka qenë më përpara. Duke patur popullin më pro evropian, kemi një baze shumë të fortë, që të gjitha reformat që na çojnë drejt BE të punohet më shumë. Administrata publike ka punë përpara”, tha Rama.
Komente