Kjo pas një operacioni të koduar “Posta”, i realizuar nga drejtoria e Tatimeve, Doganave, Sektori i Krimit dhe Ekonomik në Prokurori.
Kështu të dyshuarit kryenin aktiviteti në faqet online te paregjistruara të pa fiskalizuara.
Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.
Ky operacion vjen si vijim i atij të zhvilluar në nëntor të vitit 2021.
Asokohe u arrestuan 6 shtetas për sa i përket veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria.
Kjo sipas autoriteteve bëhej duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook.
Gjithashtu është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës.
Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të pa pajisura me faturë tatimore, 300 lloje të ndryshme produktesh industriale dhe shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.