Një grup prokurorësh nga Prokuroria e Tiranës ka mbërritur në spitalin Ushtarak ku ndodhen të hospitalizuar 12 punonjës policie dhe disa banorë civilë pas dhunës së ushtruar në protestë para selisë së Parlamentit. Prokurorët kanë nisur hetimet në lidhje me dhunën në protestë.

Protesta e banorëve të Astirit u kthye në dhunë ndaj efektivëve të policisë, duke hedhur kapsolla zjarrvënës dhe tymues.

Si pasojë u plagosën 12 efektivë dhe disa qytetarë, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Veritas.com.al/