![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/02/900-0-1708412420x20-shkurt-dita-jone-cl-frame-78391-866-750x375-2.jpg)
Sot pasdite do të mbahet protesta e paralajmëruar nga ‘opozita e bashkuar’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.
Tubimi pritet të nisë në orën 17:30 dhe kjo është protesta e parë Kombëtare, që prej disa muajsh.
Protesta do të bëhet pa prezencën fizike të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për “korrupsion” në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.