Kryeministri Edi Rama thotë se protestat e zhvilluara para Bashkisë Tiranë, nuk kanë lidhje me opozitën dhe alternativat.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetin social, Facebook, Rama u shpreh aty mblidhen një grusht njerëzish dhe po bëjnë punën e hudhrës.

“Çfarë t’ju them? Ke shumë të drejtë, por është bërë pak si modë këtu, del një grush njerëzish, zënë rrugën dhe pastaj të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen. Çfarë t’i bëjmë tani, jua thashë janë bërë si hudhra atje te Bashkia e Tiranës, bëjnë punën e hudhrës, që mos të marrin n’sysh, nuk di çtë them tjetër. Njerëz që merren me muret, bien mureve i bien karrigeve, i bien tavolinave, çfarë opozitë është kjo? Nuk ka lidhje me opozitën, nuk ka lidhje me të ardhmen, nuk ka lidhje me alternativat”, theksoi ai.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *