Një burrë që kaloi të paktën një javë duke punuar si vullnetar duke ndihmuar të pastrehët dhe viktimat e Kullës ‘Grenfel’ në Londër, u rrah nga protestuesit që e menduan si njeri që kishte rol në tragjedinë e zjarrit të Kullës.
I veshur me kostum si të një zyrtari të Këshillit të Kensington dhe Chelsea, Robert Outram u duk si një objektiv legjitim i protestuesve, të cilët e përplasën dhe i hodhën ujë në kokë babait të dy fëmijëve.
Zoti Outram, një këshilltar financiar dhe një koleg i tij u qëlluan sapo hynë brenda ndërtesës sapo dikush thërriti: ”Kta të dy janë!”.
E shoqja tha për ‘The Telegraph’ se: “Kishte një të goditur të madhe në kokë, ishte goditur fort, i lanë një gungë të madhe në kokë… ishte shkundur komplet”.
“As që kishte të bënte me ndonjë nga ata. Ai po punonte vullnetarisht që t’i ndihmonte viktimat”, tha e shoqja.
Veritas.com.al/