Partia Socialiste ka kallëzuar në SPAK, deputetin e opozitës, Bledjon Nallbatin, për goditjen me grusht ndaj deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Ngjarja e turpshme ndodhi gjatë seancës plenare të së hënës, ku edhe kjo seanca nuk u zhvillua normalisht për shkak të pengimit nga ana e deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament” shkruhet në një postim në facebook kreu i Grupit parlamentar të PS-së.

Bardhi pas ngjarjes, u shpreh se ata e kanë bërë të qartë që nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit, sa kohë opozita nuk ka mundësi të ushtrojë të drejtat e saj kushtetuese./abcnews.al