Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri.
Lajmi është bërë me dije nga familjarët.
Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.
Lamturia e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali në një postim në rrjetet sociale.
Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. Ajo ka mbajtur gjithashtu postin si sekretare organizative në selinë rozë. Vitet e fundit ajo ishte kthyer në një zë të fuqishëm kritik.