Damask (AFP) – Presidenti rus Vladimir Putin u takua të martën me Presidentin Sirian Bashar al-Asad gjatë një vizite të papritur në Damask, e para e tij që nga fillimi i luftës gati nëntë-vjeçare, tha presidenca.

“Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Damask për një vizitë gjatë së cilës ai u takua me Presidentin Asad në selinë qendrore te forcave Ruse,” tha ajo në një deklaratë.

Të dy udhëheqësit dëgjuan një prezantim ushtarak nga komandanti i forcave Ruse në Siri, tha Presidenca, e cila postoi një foto të dy liderëve që shtrëngonin duart.

Putini u dha urimet e tij forcave Ruse për Krishtlindjet Ortodokse.

Udhëheqësi rus kishte vizituar Sirinë në dhjetor 2017, por nuk kishte qenë në kryeqytet, duke ndaluar vetëm në bazën ruse të Hmeimimit në brigjet e Mesdheut.

VERITAS.COM.AL/