Rezultatet e hulumtimit të Institutit për Çështje Evropiane nga Beogradi, shumica dërrmuese e qytetarëve të Serbisë, nëse do të duhej të zgjedhin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do ta zgjidhnin Kosovën, raporton Gazeta Express.

Edhe pse diç më pak se gjysma e serbëve mendon se Kosova është e humbur, sidomos popullata e re, madje 81 për qind të të anketuarve nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës edhe sikur kjo të ishte kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tregon hulumtimi i publikuar sot i Institutit për Çështje Evropiane, i realizuar në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.

Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e Serbisë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë të ndarë pothuajse përgjysmë, ndërsa ndërmjet BE-së dhe Kosovës, shumica dërrmuese do të zgjidhte Kosovën.

Ndarjen eventuale e përkrahnin një e treta e qytetarëve, ndërsa gjysma janë kundër asaj ideje.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 45 për qind mendojnë se Kosova për Serbinë nuk është e humbur, ndërsa 43 për qind mendojnë se megjithatë është e humbur. Nga të rinjtë, rreth 50 për qind mendojnë se Kosova është e humbur, ndërsa të njëjtën e mendojnë 30 për qind mbi moshën 60 vjeç. Me rritjen e shkallës së arsimimit rritet edhe numri i qytetarëve që mendojnë se Kosova është e humbur.

Një e katërta e të anketuarve mendon se Qeveria aktuale e Serbisë, ose ajo e ardhshmja do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Madje 81 për qind të qytetarëve nuk do ta përkrahnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në BE, ndërsa 11 për qind do ta përkrahnin këtë ofertë. Meshkujt më shumë se femrat mendojnë se ky kusht nuk duhet të pranohet.

Hulumtimi është realizuar prej 16 deri më 20 mars dhe në të kanë marrë pjesë 1.203 të anketuar.

Veritas.com.al/