Dje PD dhe LSI manifestuan dhunën më të egër që kanë përdorur në historinë e tyre që nga dhuna e vitit 1998 kur me arkivolin e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, qëlluan portat e kryeministrisë dhe dogjën institucionet. Kjo është hera e tretë kur PD shpërthen në dhunë kundër kombit me qëllim marrjen e pushtetit në mënyrë revolucionare.
Dje u dogjën dy institucionet kryesore të vendit: Kuvendi dhe Qeveria, u plagosën punonjës të Policisë dhe u dhunua jeta e qytetarëve të lirë të kryeqytetit.
Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në godinën e Qeverisë, titullarët e rëndësishëm të institucioneve ligjzbatuese.
Në takimin e thërritur nga Kryeministri Edi Rama mësohet se veç kryeprokurores, Arta Marku, ka qenë i pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Po ashtu raportime nga media bëjnë të ditur se në takim ishte i pranishëm dhe shefi i SHISH, Helidon Bendo.
Gjatë protestës së djeshme janë lënduar edhe protestues, por edhe rreth 15 efektiv të policisë.
Ndryshe nga protestat e kaluara, protesta e djeshme u shoqërua me akte dhunë dhe me tensione, ku për herë të parë janë përdorur bombat ‘Molotov’, ndërsa policia për herë të parë është detyruar të përdorë dhunën për të shpërndarë turmat.
Veritas.com.al/