Qeveria e Rusisë e kryeministrit Dmitry Medvedev po jep dorëheqjen, pak orë pasi Presidenti Vladimir Putin shpalli në parlament planet e tijpër ndryshimin e Kushtetutës.
Zoti Putin ka kërkuar nga kryeministri që të kalojë zëvendës kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thonë raportet.
Zoti Medvedev tha se propozimet e presidentit do të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme balancimin e pushtetit në Rusi.
“Në këtë kontekst… qeveria në formën aktuale, ka dhënë dorëheqjen”.
Deklarata erdhi si surprizë, dhe në deklaratën e tij zoti Putin falënderoi qeverinë për gjithçka ka arritur.
Mandati i katërt i Presidentit Putin në postin e lartë do të përfundojë diku nga viti 2014, dhe nën kushtetutën ekzistuese ai nuk do të mund kandidonte për një mandat tjetër.
Zoti Medvedev tha për agjencinë e lajmeve Tass se propozimet për ndryshimet kushtetuese nga presidenti Putin mund të sjellin “ndryshime substanciale jo vetëm për disa paragrafë të kushtetutës, por gjithashtu për gjithë balancimin e pushtetit, pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ dhe pushtetin ligjor”.
VERITAS.COM.AL/