Libra falas për nxënësit nga klasa e 1 në të 3. Ky është vendimi i fundit i qeverisë. Ministrja e Arsimti Evis Kushin bën me dije se një tjetër vendim që lehtëson barrën financiare të familjeve është trashëgimi i teksteve për nxënësit më të rritur se klasa e 4 nga një brez në tjetrin për 3 vite.
“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxëësit pas ii përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi.