( FOTO: Albert Gjonpalaj)
Nuk ka ndodhur shpesh ajo çfarë ndodhi sot në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë: Qytetarët tek po pinin kafe në një bar kanë pikasur portretin e një të riu që ishte shpallur ‘në kërkim’ dhe kanë njoftuar policinë.
23 vjeçari që ishte në kërkim nga policia është arrestuar në flagrancë menjëherë sapo u raportua nga qytetarët. Albert Gjonpalaj lindur dhe banues në Tiranë, ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Në momentin e kapjes, 23 vjeçari kishte me vete në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.
Më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, Gjonpalaj, në bashkëpunim me Xh.H., akuzohen se pas një konflikti të çastit kanë plagosur shtetasin A. B.
VERITAS.COM.AL/