Një qytetare i ka kërkuar shpjegim ish-kryeministrit Sali Berisha se ku ishte ai dhe pse nuk patëm një reagim në momentin kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha largoi personazhet me kontribute të vyera për shumë vite në PD.
Berisha: Unë ju garantoj se ndaj atij akti kryetarit të PD-së i kam thënë çdo gjë që meritonte. I kam deklaruar në zyrën time se me këtë vendim që ke marrë ata kanë të drejtën e zotit të ndërmarrin ndaj teje çdo veprim politik se t’i i vrave në pusi. Nuk kisha projekt-kthimin, se nëse dilja, dhe publikisht kam shprehur disaprovimin tim të plotë, por këto nuk mjaftojnë. Unë para gjithë shqiptarëve kisha deklaruar se largimi im është pa kthim dhe kjo më impononte mua të vetëpërmbahesha. Ata i kam thirrur në zyrë, të ri-integrohen në PD, por i kam thënë atij mbrapa, se me këtë akt dhe me atë të marrëveshjes je lider i thyer. A ngjitesh apo jo kjo është një punë që duhet parë. Por sot e tutje ti Basha do jesh në lider i thyer.