Ministri i Brendshëm Taulant Balla këtë të hënë ka zhvilluar një takim me homologun e tij ministrin Xhelal Sveçla, pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Vërmicë. Qëllimi i këtij takimi duket se kanë qenë radhët e gjata që krijohen nga mërgimtarët në krahun e Kosovës ku duhet të presin me orë të tëra për tu pajisur me një siguracion për makinat e tyre nëse nuk kanë targa shqiptare/
Balla në fjalën e tij është shprehur se në këtë takim i ka dhënë ministrit Sveçka dy sugjerime që pajisja e këtyre mjeteve me siguracion të bëhet në një pikë para arritjes në doganë, ose menjëherë sapo ato arrijnë në Kosovë.
“Është gjë e mirë që ka një shkëmbim të mirë mes dy naëve të kufirit. Ky është një takim që është bërë pas një kërkese time dhe do ë takohemi edhe më shpesh në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve. Ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe udhëtarëve të tjerë që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Kosovës, dhe është e rëndësishme që të gjithë targat përveç atyre me targa Shqipëri kërkon më shumë vëmendje. Kam kërkuar që gjatë kthimit të tyre në Kosovë të jetë një kohë më e shkurtër dhe të japim një zgjidhje që pajisjen mos ta bëjnë më në pikën kufitare por ta bëjën në një moment tjetër. Ka qenë një sugjerim që të bëhet sapo të futen në Kosovë ose në një distancë ndryshe nga kufiri. Unë kam besim se do të gjendet një zgjidhje në lidhje me këtë që krijon dhe radhë në të dy anët e kufirit”, është shprehur Balla.