TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dënuar agresionin ushtarak të Iranit me dronë dhe raketa, të ndërmarrë mbrëmjen e së shtunës kundër Izraelit.
Me një reagim në platformën sociale “X”, shefi i qeverisë shqiptare thotë se dënon sulmin e paprecedentë të ndërmarrë kundër Izraelit, ndërsa shprehet se Shqipëria solidarizohet me popullin izraelit.
Reagimi i Ramës:
Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria kërkon vetëpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi.