Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave deputetët e PS pas zgjedhjeve të 25 prillit. Rama tha se përtej votave personale që ka marrë gjithsecili, që për të nuk kanë asnjë vlerë, në fund të gjithë puna për një objektiv fitoren e PS është ishte një triumf i pakundërshtueshme dhe i pastër që doli nga zgjedhjet. Rama tha se listat e hapura në këtë proces zgjedhor ishin një hap pozitiv, por që solli disa dëme anësore që do të shihen me kujdes në zgjedhjet e ardhshme për t’u përmirësuar.
“Urimi im është për të gjithë pa përjashtim edhe pse jo të gjithë keni dalë të lumtur nga vlerësimi personal nga ndeshja që foli qartë dhe me rezultat bindës dhe të plotë. Ju duhet të ndiheni si fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe të punoni si fitues në çdo nivel. të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore që është kontribut i dhënë në 4 vite dhe jo vetëm gjatë fushatës. për mua nuk kanë rëndësi votat individuale por realizimi i objektiv ve të triumfit të madh i nr 12 dhe realizimi në nivel qarku. Listat e hpaura kanë sjellë përparësi të mëdha, or edhe dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama
VERITAS.COM.AL