
Kryeministri Rama i ka kërkuar Bruksetit të ndërhyjë, pasi Basha po përdor komisioneren e BE-së, Maria Gabriel për qellime elektorale.
Sipas kreut të qevërisë, prania e komisionerit në aktivitetin politik të Bashës është ndërhyrje në zgjedhjet e 25 prillit.
“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e Europës, për të bërë muhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të Shqiperise! Komisioni Europian nuk duhet të fusë hundët në fushatat elektorale”-tha Rama.
