Ka përfunduar takimi midis Kryeministrit, Edi Rama dhe homologut italian Giuseppe Conte pas më shumë se një ore takim që patën kokë më kokë.
Vizita e kryeministrit italian vjen pak ditë para vendimit të BE-së për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
Në fjalën e tij Rama tha:
“Ishte një moment i rëndësishëm ky i ditës sotme, ku Kryeministri i Italisë mike erdhi në Tiranë pavarësisht një momenti të ngarkuar në Romë dhe mbledhjes së qeverisë në fund të ditës së sotme për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer të dy vendeve.
Nga ana tjetër pa diskutim që vizita e kryeministrit Conte është në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për Bashkimin Europian dhe për Shqipërinë. Në vigjilje të një takimi të rëndësishëm të BE, ku do diskutohet për çeljen e negociata për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.
Përfundimi i këtij procesi të shikohet jo vetëm me sytë e interesave kombëtare, por edhe në interesin e përbashkët.
Nga ana tjetër ne nuk jemi në këtë proces sepse na e kërkon Brukseli, apo Berlini. Por, jemi se duam të krijojmë një Shqipëri Europiane.
Së fundmi prekëm me kryeministrin natyrisht aspektin e marrëdhënieve Bilaterale, që mbeten të shkëlqyera.
Së bashku qasëm edhe faktin se procesi i reformës në drejtësi, proces i integrimit në tërësi përbën një shtylle të forte për bashkëpunimin midis dy vendeve.
Dua ta falënderoji kryeministrin, pasi mua këtu do me keni dhe ti lë fjalën Shumë faleminderit i dashur mik, fjala është për ju”, përfundoi Rama.
Veritas.com.al/