Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme ka folur me ironi në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 Janarit, i cili tha “si prisni që Ilir Meta të përgjigjet për 21 janarin”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i këshillatrit të Presidenti, Tedi Blushi. Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se “mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!
Fale o Zot!’.
Kujtojmë që kreu i shtetit këtë 21 janar ishte në Korçë dhe nuk dha asnjë përgjigje për gazetarët kur e pyetën për 11 vjetorin e vrasjeve të katër protestuesve në vitin 2011.
POSTIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT:
Ç’po na dëgjojnë veshët!
Korça e arsimit, artit, kulturës dhe qytetarisë pa vlera? Teatri “Andon Zako Çajupi” pa vlera? Artistët e mirënjohur korçarë pa vlera?
Kush ka më shumë vlerë? Zhgarravinat që shiten si piktura? Apo pocaqitë e baltës që shiten si “vepra arti”?
Mllef dhe inat kaq të madh me Korçën e vlerave vetëm një piktor i dështuar anti-vlerë mund të ketë!