Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me bizneset, iu përgjigj gjithashtu edhe kritikëve se rritja e pagës minimale bëhet për të fituar zgjedhjet. Siç theksoi kryeministri Edi Rama, tha se paga nuk është rritur në kuadër të fushatës ndërsa shtoi se nuk kanë nevojë që të rrisin pagat për të fituar besimin e njerëzve pasi e kanë.
“Rritja e pagës minimale sot 40 mijë leke u diktua nga kjo. Nuk e kishim programuar pagën minimale. Shumë njerëz komentojnë që thonë duhet të jetë 800-900, duhet të jetë 1200. Problemi nuk është dëshira, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Paga minimale ka një logjikë por nga ana tjetër s’mund të vazhdonim me programin që nuk ishte parashikuar.
Lufta në Ukrainë ka një lidhje shumë të madhe. Në këto kushte s’mund të mos reagonim. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale. Në prill bëhet 40 mijë lekë. Kjo s’ka lidhje me fushatat. S’kemi pse të rrisim pagat për të fituar zgjedhjet. Njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Paga minimale është rritur se është koha për t’i dhënë të gjithë bashkë një shtysë.
Pagat reale në Shqipëri janë më të larta se ato të deklaruara”, tha Rama.