Një opozitë që nuk ka shpresë të fitojë në zgjedhje, madje të fitojë as sa për dinjitet- krijon turbullira dhe rënkime para zgjedhjeve. Ky është një film që e kemi parë disa herë- tha Rama, në Pukë sot. Madje opozita ka edhe problemin e brendshëm që lidershipi i saj e mban peng pa fitore por me marifete.

“Një rrugë që është e njohur për të gjithë, është një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen nisin avazin se nuk fitojnë dot, shkruan kryeministri Rama.

Ndërtuan një çadër, bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet.

Sot e njëjta situatë ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucioneve, ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumente vetë-diskreditues.

Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor mund t’i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja e jo problemi, këta që flasin për korrupsion e  varfëri janë zgjidhja e jo problemi. Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t’i ikur ballafaqimit me qytetarët e zgjedhësit”, përfundoi Rama para qytetarëve të Pukës.

Veritas.com.al/