Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politik në selinë e Partisë Socialiste.

Gazetarja Greta Bullari raporton se janë bërë diskutime për zgjedhjet e 11 Majit, ku në fokus ka qenë vota e diasporës. Ajo theksoi se kanë folur për angazhimin e strukturave jo vetëm në territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, për t’u prezantuar në këtë mënyrë dhe me porositë e paracaktuara.

Ndërkohë, vetë kryeministri Rama ka dhënë detaje dhe për votën e diasporës. Nga KQZ, deri në këto momente janë rregjistruar 112 mijë emigrantë, kërkesa e të cilëve është miratuar për të votuar në zgjedhje.

Gjithë fokusi i mbledhjes ka qenë dhe te qarqet me numrin më të ulët të të regjistruarve si Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra. Ndërsa, qarqet me numrin më të lartë të të regjistruarve janë Tirana, Durrësi dhe Fieri./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *