Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka folur në lidhje me rolin e pazëvendësueshëm të satelitëve të cilët ndihmojnë që të kemi një panoramë të qartë në lidhje me çdo problematikë me të cilën mund të përballet vendi.

Rama ka theksuar se tashmë përmes imazheve satelitore është i pamundur abuzimi që bëhej dikur në lidhje me sipërfaqet e përmbytura me ujë.

“Në janar të këtij viti në qendër hapësinore kenedi është bërë edhe lëshimi i dy satelitëve tanë Albania 1 dhe Albania 2 dhe deri më 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për 16 mijë km katrorë të Shqipërisë që ka qenë edhe periudha më e bukur e gjelbërimit. Ku do ku kalojmë bimësia ka një një entuziazëm të madh si rezultat i shirave të përditshëm por qielli I mbuluar e ka vështirësuar punën e atyre që janë përfshirë në këtë proces. Falë këmbënguljes së zv-kryeministres dhe ofruesit e shërbimit janë adoptuar me faktin për të shtuar numrin e satelitëve dhe janë shtuar edhe 8 satelitë të tjerë për të na furnizuar me më shumë imazhe në lidhje me territorin. Sot ne mundtë themi se kemi një bazë fantastike për leximin e territorit.

Siç u bë leximi i territorit të hartës së përmbytjes që e bën të pamundur abuzimin me përmbytjen, që nga 3 km të shkojë në 15 km me idenë për të rritur faturën dhe normën e korrupsionin e bën të pamundur pasi përmes imazheve shërbimet e ngarkuara për këtë punë identifikimi i dëmeve që bëhej nga një grup I ngritur që e shtonin sipas dëshirës sipërfaqen e ujit tashmë mund ta bëjmë me një imazh”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera ka thënë se tashmë përmes pamjeve satelitore ne e kemi më të lehtë që të identifikojmë hapësirat për ndërtimet pa leje.

Një tjetër element i rëndësishëm i përdorimit të satelitëve sipas kreut të qeverisë është edhe identifikimi i parcelave të ndryshme me kanabis.

Vlera e këtyre imazhe për disiplinën në rindërtim është e jashtëzakonshme, pasi mund të lexojmë në kohë reale për shfrytëzimin e territorit dhe për ndërtimet pa leje. Është një process pune që do të kërkojë përfshirje të institucioneve me shumë kursim në kosto dhe sigurish me kontribut të madh  në mbështetje të agjensive ligjzbatuese kanabisi.

Tashmë është më e lehtë për të gjithë autoritetet që të kenë një qartësi të plotë jo vetëm në sa sipërfaqe konstatohet e tillë, por edhe për ndërhyrjet. Kombinimi i të dhënëve me monitorime  bërë me Guarda Di Financa na jep një fuqi të madhe. U fol për zjarret, për ndërhyrjet e paligjshme në pyje dhe për reflektimin e të dhënave që kanë të bëjnë me përmbajtjen e ujit. Me imazhet satelitore të marra për produktet bujqësore ne mund të marrim lajme të mira që janë në territor por që ne nuk mund ti marrim”, ka thënë Rama./