Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE, Greqia, merr 400 mijë euro ndihmë për qytetar, ndërsa vendet e tjera vetëm 110 euro.
“Një nga vendet fqinje, që është pjesë e BE-së, nga BE fiton rreth 400 mijë euro për qytetar, ndërsa ne 110 për qytetar, dhe ky është problemi. Nuk jemi më të mirët por ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Kemi ardhur në këtë pikë që është diçka e madhe. Bëhet fjalë që mënyrat e ndryshme që ne shihemi ose kuptohet. Europianët pa BE, është e rëndësishme të thoja që kjo është një sfidë goxha e madhe dhe përfitim i madh nëse duam të bëhemi pjesë e kësaj familje. Jeni të gatshëm që të sakrifikoni diçka prej vetes. Këtu bëhet fjalë për testin e pjekurisë.
Mund të paramendoni në çfarë pozicioni do ishim nëse BE do ishte më serioze në menaxhimin me çështjet e vërteta. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ndodh një herë në vit. Prandaj filluam me Ballkanin e Hapur, që ishte një lloj procesi për politikë ditore, për luftën e fuqisë dhe forcës, që e vendosëm agjendën pjesë e këtij tregu.
Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash “aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Viti 2024 dhe nuk besoj që Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë, kam energji, është akt historik, është diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye për optimizmin tim. Pasi zhvilluam darkën dje kuptuam që mund ta bëjmë këtë, mund të flasim për ekonominë. Kur flasim për ushqim duhet të pranoni që nuk jeni më të mirët në rajon.
Kur jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe dhe anasjelltas. Shpresoj që gjithçka të shkojë siç duhet.
Duhet ta ratifikojmë vendimin dhe të lënë qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm. I ftojmë liderët e Ballkanit Perëndimor të kyçen në samitin e BP, me presidentin Zelensky në fund të shkurtit në shkëmbimin e përvojave në luftën kundër korrupsion. Duhet të mësojmë nga Ukraina, të luftojmë kundër korrupsionit kur dikush ju lufton prej mëngjesit”, tha Rama.