Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama ka bërë sot homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë. Rama ka nisur ta rishikojë qasjen e tij ndaj Rugovës, pas kritikave që kishte marrë kur kishte mbajtur një fjalim në Parlamentin e Kosovës gati 4 vjet më parë. Në atë fjalim, Rama kishte cituar Qosjen duke nxitur deputetët e LDK’së që të lënë sallën.

Por, tani Rama ka ndryshuar komplet qasjen ndaj Rugovës – që është figura kryesore e Kosovës në dekadat e fundit. Së fundi e Rama e ka përkujtuar në një nga postimet e tij në Facebook duke e quajtur “burrë të madh të Kosovës”.

Kryeministrin e Shqipërisë nuk e ndikojnë raportet me vlerat e kombit, por lajkatimet për pushtet, për të fituar edhe disa vota me fjalë të hedhura në erë; në erë si kud shpërfill Rugovën, edhe kur e quan “burrë i madh”.

Dje ngrinte deputetët e Kosovës kundër tij, sot Kryeministri i Shqipërisë, i cili po qëndron në Kosovë për të shënuar përvjetorin e 9 të pavarësisë, ka bërë edhe homazhe te varri i tij në Velani.

Ai në heshtje vendosi një kurorë me lule tek varri i Rugovës, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.

/Veritas.com.al/