Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm. Ai ka theksuar se Tirana si qarku më i madh, do të ketë tre emra Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu.
Sakaq, krahas 12 drejtuesve të qarqeve do të jetë dhe një drejtues diaspore, Taulant Balla.
“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve, më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.
Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu.
Për qarqet e tjera drejtuesit do të jenë si vijon:
Durrësi – Emirjana Sako
Shkodra – Benet Beci
Lezha – Ulsi Manja
Dibra – Blendi Gonxhja
Kukësi – Pandeli Majko
Elbasani – Arbjan Mazniku
Fieri – Belinda Balluku
Korça – Niko Peleshi
Gjirokastra – Mirela Kumbaro
Berati – Ervin Demo
Vlora – Bledi Çuçi
Diaspora – Taulant Balla