Kryeministri Edi Rama, është duke zhvilluar një konferencë me kryeministren e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo.

Rama thotë se shumë shpejt do të ketë një ambasadë në Sarajevë. Ai shtoi se janë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit të nënshkruhen.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konseusin për ndalimin e duhanit në këtë godinë. Dhe, uroj që ky të jetë një shembull sesi të gjithë vendimet dhe proces kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të bëhen dhe zbatohen.

Dëshirojmë t;i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjë -Hercegovinën dhe e informova se do të hapim ambasadën shqiptare këtu. Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen mirë që edhe ata boshnjak në vendin tonë i ka të garantuara të gjitha të drejtat në ligjin e minoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe lëvizja e lirë të mundësohet për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës sepse politika duhet t’u shërbejë qytetarëve pa dallim.

Dhe, dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnja Hercegovina do ta bëjë këtë gjë. Nga ana tjetër erdha këtu për ta informauar atë cka ne duam të bëjmë në samitin e Procesit të Berlinit të tetorit në Tiranë.”- thotë Rama