Kryeministri Edi Rama është shprehur pak më parë se i vjen shumë keq për kreun e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha pasi nuk ka asnjë lidhje me protestat, por kjo nuk e lë atë pa faji.

Rama shprehet se ai duhet të dalë dhe të distancohet nga protestat e dhunshme dhe se pikërisht këto lloj protestash janë akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës.

“Më vjen keq për Lulzim Bashën dhe tregon se është një lider pa pikë karakteri.

Jam I bindur që nuk ka lidhje me këto protesta, por kjo nuk e pafajëson, por ia shton dyfish fajin.

Pasi nëse do të ishte lideri i opozitës duhet të dilte dhe të thoshte që nuk është kjo forma për të ardhur në pushtet.

Ky është akt i degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës, këta janë ato që kanë predikuar revolucione, këtë e dinë edhe peshqit e liqenit artificial, jam I bindur që secili e di këtë, e di çdo shqiptar.

Këtë e dinë edhe të majtët edhe të djathtët”, deklaroi Rama.

VERITAS.COM.AL