Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i Llogarasë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se tuneli do të hapet më 5 korrik.
“Tuneli i Llogarasë. 5 KORRIK 2024”, shkruan Rama në Facebook.
Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Tuneli mund të përshkohet për vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.
Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë./