Nga Berati ku po zhvillon një takim me operatorët turistikë, kryeministri Rama komentoi edhe protestën e opozitës së bashkuar qw ka zwnw vend para godinës së kryeministrisë në Tiranë.

Rama u shpreh i vendosur se gjithçka mund të preket por jo qeveria, duke e konsideruar atë një mandat të popullit. Lidhur me situatën politike kreu i qeverisë tha se edhe kjo krizë do të kalojë edhe pse do të ketë kostot e saj në ekonomi e turizëm. Sa i takon protestuesve, Rama i konsideroi ata si ‘rrogëtarë të ndërmarrjes parti’ që i thërret në një rrëmujë politike.

“Gjithçka tjetër preket qeveria nuk preket se nuk është një mur që i bie dhe e shemb është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon kur i vjen radha popullit nëse duhet të ndryshojë. Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për tu meterializuar në dhunë një pjesë janë rrogëtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë.

Por për këdo tjetër që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, të pengojë veten të shkojë me tutje. Ky vend të turizmi ka motorin më të fuqishëm të zhvillimit, rritet me 20 mijë vetë në punë gjatë sezonit. Rënia e turistëve për shkak të frikës nga imazhet mizerabël do të thotë rënie e parasë që hyn në vend. Turistët nuk janë statistika por xhepa që vijnë për t’u zbrasu këtu, dhe kjo është rënie ekonomike e njerëzve.

Në këtë aspekt ky është dëm që i bëhet vendit, këto lloj bllokimesh dhe shfaqjes papjekurie në raport me detyrimet nuk na e bëjnë më të lehtë raportin me ndërkombëtarët për BE, për të thënë që s’keni as minimumin e maturisë, s’keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet. Vendet kanë kaluar çudira po këtë gjë nuk e kanë bërë. Dhe kushdo që na sheh thotë ‘shkoni bëni stazhin e demokracisë me pas ejani në shtëpinë tonë’. Por do kalojë unë kam besim se do kalojë, nuk do kalojë pa dëm sa i përket ekonomisë, por do kalojë.”- u shpreh Rama.

Veritas.com.al/