Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me pretendimet dhe akuzat që ka hedhur opozita për lidhjet e tij të pretenduara me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal
Reagimi i Ramës:
“Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.