Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, evidentoi ndryshimet në këtë qytet në pak kohë.

Rama theksoi se tashmë ndryshimet janë të dukshme, ndryshe nga vite më parë që ka mbajtur mbi supe, pluhur dhe shëmti.

“Në themel ka të bëjë me vendimmarrjen e qytetarëve dhe vullneti qytetar. Shkodra midis këtyre dy epokave, në një periudhë kohe prej disa muajsh ofron dy pasqyra domethënëse për këdo që vota nuk ka rëndësi apo të gjithë janë njësoj. Nëse do të ishin të gjithë njësoj edhe Shkodra do të ishte njësoj edhe para zgjedhjeve”, ka thënë Rama.

Gjithashtu shtoi se vendi ka hyrë në një rrugë të re, dhe se Shqipëria ka pritur  gati 10 milionë turistë brenda një viti.