Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama i shpreh ngushëllimet e tij bashkëshortes dhe familjes se ish-deputetit.
Kryeministri ka shprehur keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në “Facebook”.