Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme gjatë konferencës për mediet se vaksina e COVID do të jetë falas për të gjithë ata që do të duan ta bëjnë.
Kjo nënkupton se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët. “Kushdo që do të dojë të vaksinohet, vaksina do jetë falas”, tha Rama.
Kujtojmë se më 9 dhjetor Rama postoi një foto me bosin e kompanisë Pfeizer, Albert Burla në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës anticovid në Nju Jork.
Sipas Ramës tashmë janë përmbyllur komunikimet që Shqipëria të marrë vaksinën dhe se ambicia është të mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën, por ta kemi brenda 2 muajve të parë të 2021-shit.
Përveç kanalit të sapo hapur për vaksinën Pfeizer qeveria pritet të hapi në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
VERITAS.COM.AL