Rama: Duhet me çdo kusht të mos përsëritet. Për këtë arsye theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të drogës, aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen sic e dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik me sfond ultra nacionalist që shkakton devijime të rënda si ai i Banjskës, ku humbi jetën një punonjës i policisë së Kosovës dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të një konfliktit që ka vetëm një vend për t’u trajtuar në tryezën e dialogut të ndërmjetësuar në BE mes Kosovës dhe Serbisë.

vijon…