Disa ditë pas fillimit të fushatës së vaksinimit me doza Pfizer-BioNtech, mbërrin lajmi i parë i reaksioneve të forta alergjike dhe pothuaj 50% e pacientëve janë te rrezikuar. “Reaksione më të forta se vaksinat e zakonshme”

Alessandro Ferro

Një në dy persona mund të përjetojë dhimbje koke, ethe dhe te dridhura: kjo është ajo që ndodh menjëherë pas administrimit të vaksinës Pzifer-BioNtech, tashmë në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe aprovuar në 11 Dhjetor nga FDA Amerikane për përdorim emergjent.

“Reagim i fortë ndaj vaksinës”

Në Evropë,pritet aprovimi nga Ema (Agjencia Evropiane e Barnave) dhe më 27 dhjetor duhet të fillojë të përdoret edhe në Itali, e cila ka rezervuar gjithsej 20 milion doza, por, në fazën fillestare,do të jenë në dispozicion 1.9 milion. Lajmi i parë, megjithatë, nuk është aspak ngushëllues nëse pothuaj 50% e të vaksinuarve do të ndihen keq. “Pfizer është shumë reaktogjen, domethënë shkakton reaksione më të forta se vaksinat e zakonshme: gjysma e njerëzve, veçanërisht të rinjtë, përjetojnë dhimbje koke, ethe dhe te dridhura, të cilat megjithatë zgjidhen brenda 24 orësh” tha Guido Forni, Profesor I Imunologjise në Universitetin e Torinos dhe akademik i Lincei në një intervistë me LaStampa, i cili paralajmëron: “është e rëndësishme ti tregoni këto detaje për të përgatitur popullsinë dhe për të shmangur frikën e panevojshme”.

Të gjitha vaksinat mund të nxisin reaksionet e përshkruara, por 50% është sigurisht një përqindje e konsiderueshme. “Saktësisht, por duhet të dini se nuk duhet të merren angazhime të rëndësishme për ditën tjetër. Ne jemi mësuar të nënvlerësojmë vaksina të tilla si gripi, i cili nuk shkakton ndonjë shqetësim.” Gara kundër kohës për të përgatitur, provuar dhe tregtuar një ilaç që mund të ndalojë pandeminë e Coronavirusit tashmë tregon efektet e para negative. Prof. Forni ka tendencë të sigurojë, duke nënvizuar sesi shqetësimet e lehta dhe kalimtare tregojnë reagimin e veçantë të këtij lloji të vaksinave.

“Reaksione më intensive në ata që vuajnë nga alergjia”

Ato gjithashtu do të jenë kalimtare, por, çfarë do të ndodhte nëse reagimi i fortë alergjik do të ndodhte te një person i moshuar sesa tek një i ri? Dhe në të sëmurët nga alergjia? “Në rastin e njerëzve alergjikë reagimet mund të jenë më intensive”. Shpresojmë se në të vërtetë nuk është kështu, nga ana tjetër fushata e vaksinimit Pfizer-BionTech sapo ka filluar, por lajmi i parë sigurisht që nuk është ashtu siç shpresonim: NYTimes raporton se një punonjëse shëndetësore e vaksinuar në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar reaksione alergjike të tilla si skuqja e lëkurës , takikardi dhe krizë të frymëmarrjes dhe u shtrua në kujdesin intensiv. Kushtet e saj janë deri tani të qëndrueshme.

Mund të jetë edhe një rast i izoluar, por është një sinjal i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë. “Reaktogjeniteti varet nga lloji i vaksinës, e cila është bërë nga nanopjesëza lipide që mund të irritojnë”, thotë profesori, i cili tregon se reagime të tilla zhvillohen brenda pak minutash dhe vendet e vaksinimit janë të pajisura mirë për këtë lloj problemi. Ndoshta, por kur te fillojnë vaksinimet masive në palestra ose në zona të veçanta jo-spitalore dhe disa pacientë do ndihen të sëmurë, çfarë mund të ndodhë?

Temperatura dhe dozat, dy probleme të tjera

Problemi tjetër i Pfizer mbetet temperatura: megjithëse duket se është 95% efektive (pas administrimit të dy dozave) duhet të ruhet dhe më pas të shkrihet në një temperaturë prej -80 gradë dhe më pas të hollohet, operacione jo të thjeshta që mund të bëhen vetëm në spitalet dhe në vende me paisje. Konkurrenti tjetër, vaksina nga kompania Moderna, ka një temperaturë më të mirë të ruajtjes, në -30 gradë, por Italia ka porositur më pak doza sepse përpiqen të përqendrojnë gjithçka në Italo-Anglezen AstraZeneca. “Ajo ka siguruar raportet më të mira nga të gjithë, por tani duket 60% efektiv. Më mirë se asgjë, por amerikanët janë më te mirët. Do të duhen disa muaj për të parë nëse AstraZeneca do të korrigjohet.”

Ja vaksinat e tjera

Nëse shfaqen çarjet e para (shpresojmë që jo vërtet) në vaksinat Pfizer-BioNtech, në çfare pike jane të gjithë të tjerët në fazen e zhvillimit? Prof. Forni shpjegoi se Novax dhe Cura vax janë në fazën e tretë dhe funksionojnë mirë në temperaturën klasike të frigoriferit ndërsa ajo e kompanisë Johnson & Johnson mund të jetë e vetmja që punon me një dozë të vetme. Dhe vaksinat “e famshme” kineze dhe Sputnik ruse  “Janë në fazën e tretë, por ato tashmë janë testuar tek ushtarake dhe civilë që duke mos ndjekur një procedurë të saktë. Sputnik ruse është inovativ dhe mund të japë rezultate. Kështu janë edhe katër kinezët, por të dhënat janë ende të pjesshme për te qene te sigurt”

VERITAS.COM.AL