Ndonëse ishte parashikuar në orën 11:00, mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ende nuk ka nisur. Kjo për shkak se disa deputetë të grupimit Bardhi-Berisha kanë hyrë brenda në sallë dhe kanë zënë karriget.

“Në sallë do të duhej të ishte mbledhur por janë vetëm deputetë të opozitës, të grupimit të Berishës që nuk janë anëtarë. Ata kanë uzurpuar sallën duke u ulur në vendet që i takojnë PS. Anëtarët e PS janë një kat më poshtë dhe presin që të relaksohet situata”, raportoi gazetarja Esiona Konomi.

Një ditë më parë, OSBE nënvizoi rëndësinë e një normaliteti parlamentar. Ndërkohë, pak minuta më parë, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat theksoi sërish propozimet e PD për reformën.

Në këto propozime, ai u ndal tek katër çështjet kryesore, ku përfshihen listat e hapura, sistem proporcional kombëtar, numërim dhe votim elektronik si dhe votën e diasporës./abcnews.al