Dikur shqiptarët lidhnin martesa të rreme me të huaj për të siguruar një pasaportë Europiane.
Por një fenomen i ri po ndodh në ditët e sotme në Shqipëri. Ata që dëbohen dhe marrin ekspulse, duke u ndaluar për një kohë të gjatë të hyjnë në zonën Shengen, e kanë gjetur zgjidhjen; kryejnë martesa fiktive për të marrë mbiemrin e grave.
“Thjesht vajtëm në gjendje civile, tha dhe dua te bej martese, ky është burri im thashë dua të mbajë mbiemrin tim i thashë ok tha.
“Ka qenë i dënuar edhe më parë me Spanjë mos gaboj tani dua ta shkëpus se ja bëra për nder”
Mbiemri i ri që marrin nga gratë u shton shanset të dëbuarve te mos pikasen në kufijtë e Europës. Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 220 burra në vit zgjedhin këtë maskim.
“Më shumë janë fiktive, por ka nga ata qe lidhin martese me bashkëshortët e tyre, por marrin mbiemrin e bashkëshortes per te vijuar me tej rrugëtimin e tyre.
Të dielën në 20.15 në exclusive në Top Channel: Burra me mbiemrin e grave.